-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëborë dhe stuhi, “alarm i kuq” në rajon

Kryesoret

Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjeve të borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.

Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë. Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë vazhdimin e reshjeve të dëborës, kështu që situata në rrugë mund të përkeqësohet edhe më tej. Për shkak të stuhisë së dëborës, trafiku është ndërprerë plotësisht midis katër komunave në Bosnjën jugperëndimore, si dhe pikës kufitare me Kroacinë në Izaçiç. Gjithashtu janë pezulluar edhe disa linja tragetesh në bregdetin kroat.

Në perëndim të vendit është shpallur alarm i kuq, ndërsa reshjet më intensive të borës priten në rajonet në afërsi të Beogradit.

Cikloni që po lëviz gradualisht mbi Gadishullin Ballkanik po sjell reshje afatgjata dhe fluksi shtesë i ajrit të ftohtë po sjell rënie të mëtejshme të temperaturave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit