Everton po lufton për të mbijetuar në Premier League dhe rikthimi i Armando Brojës është shpresa më e madhe për trajnerin Sean Dyche.
Sulmuesi shqiptar është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë titullar në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester City.
Dyche ka theksuar se rikthimi i Brojës është një shtysë e madhe për ekipin “Ai duhet të jetë kërcënues dhe të vrapojë, pavarësisht kundërshtarit të fortë. City mbetet një rival i frikshëm, por Broja mund të bëjë diferencën.”