Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur. Ai do duhej të kthehej në qeli për të vajtuar dënimin, pasi Apeli i GJKKO ia shtoi në 2 vite e 8 muaj për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.
Report Tv thekson se Frrokaj nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.
Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.