Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar rebelët kurdë në Siri, duke deklaruar se ata “ose do të dorëzojnë armët ose do të varrosen me to”.
Gjatë një fjalimi në parlament, ai tha “Vrasësit separatistë ose do të lënë armët, ose do të varrosen në tokat siriane së bashku me armët e tyre”. Ky mesazh i ashpër vjen në një kohë tensioni të lartë mes Turqisë dhe grupeve kurde në Siri, si PKK dhe YPG, që Ankara i konsideron si organizata terroriste.
Erdogan gjithashtu njoftoi se Turqia do të hapë një konsullatë në Aleppo dhe pritet një rritje e trafikut kufitar, pasi më shumë refugjatë sirianë pritet të kthehen në vendin e tyre gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes turke njoftoi se ushtria turke kishte eliminuar të paktën 21 militantë të PKK-së dhe YPG-së në sulme ajrore në Sirinë veriore dhe Irak. Turqia ka ndërmarrë operacione ushtarake të përhershme ndaj PKK-së dhe YPG-së, të cilat i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.