Për herë të parë që pas shkatërrimit të saj nga zjarri në prill të vitit 2019, katedralja ikonike “Notre-Dame de Paris” ka pritur besimtarët për meshën e Krishtlindjeve, duke organizuar ceremoninë tradicionale për festën e lindjes së Jezusit.
Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, i cili ka udhëhequr meshën, ka shprehur gëzim dhe mirënjohje për restaurimin e katedrales, duke e cilësuar atë si një “dhimbje të fshihur” që ka lënë vend për gëzimin e ribashkimit të besimtarëve me këtë vend të shenjtë. Pas pesë vitesh restaurim, që ka kushtuar afro 700 milionë euro, katedralja është rihapur në dhjetor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe besimtarë.
Për këtë ngjarje, kryepeshkopi Ulrich theksoi se këto Krishtlindje janë një mundësi për të shprehur dashurinë dhe bujarinë, ndërkohë që po shikohet me shpresë Viti i Shenjtë 2025 i Kishës Katolike.