Këngëtarja Parashqevi Simaku ka vizituar shoqatën “Vtara” e themeluar në vitin 1912 që bashkon komunitetin shqiptar në Amerikë.
Vatra në një postim shkruan se ka pritur në një takim të ngrohtë dhe të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku së bashku me aktivistin Elton Ilirjani, Elvira Tata dhe aktoren Julia Ilirjani e patriotë të tjerë.
Parashqevi Simaku ka shprehur mirënjohejn e saj të thellë ndaj Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës për mbështetjen e fuqishme.
Në fjalën e saj ka rrëfyer me dinjitet pak nga jeta e saj dhe ka cituar Papa Françeskun duke dhënë mesazh dashurie.
Ndërsa kryeatri i Vatrës Dr. Elmi Berisha i shoqëruar nga Ilir Cubi e Kujtim Funiqi e vlerësoi dhe falenderoi divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simakun për vizitën në Vatër, kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha.