Një shpërthim me tritol ka tronditur Tiranën ditët e fundit, duke goditur një apartament në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela”.
Policia ka konfirmuar se shpërthimi është realizuar me anë të një droni, por autorët ende mbeten të panjohur. Hetuesit po shqyrtojnë mbetjet e dronit për të identifikuar përgjegjësit.
Pronari i apartamentit, në dëshminë e tij, ka pohuar se apartamenti ishte dhënë me qira një çifti dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt. Megjithatë, gruaja që kishte marrë apartamentin, identifikuar si E.A. nga Korça, është zhdukur dhe ende nuk është gjetur nga autoritetet.
Hetuesit po ndjekin pista të tjera, duke dyshuar se Benard Sinomati mund të ketë qenë shënjestra e shpërthimit.
Sinomati, i përfshirë në një atentat tjetër më parë, dyshohet se ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka arritur të largohet para mbërritjes së policisë. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet dhe lidhjet e mundshme me ngjarje të tjera kriminale.
Tritol me dron në Tiranë, sulmi ndaj Benard Sinomati, shënjestra e dyshuar