-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 19-vjeçari pakistanez në Gjirokastër, transportonte 5 emigrantë të paligjshëm

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Turn 1”, duke goditur një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit. Gjatë këtij operacioni, është arrestuar një 19-vjeçar nga Pakistani, i cili transportonte me automjet 5 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, drejt Kakavijës.

Përmes kontrollit në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shërbimet e Policisë i bënë shenjë për ndalim automjetit të dyshuar, por drejtuesi i tij nuk iu bind, duke vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas duke braktisur automjetin. Pas një ndjekjeje të shpejtë dhe veprimeve hetimore, u identifikua dhe u arrestua shtetasi A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.

Automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit