Armando Broja rikthehet në dispozicion të Evertonit pas një mungese të detyruar nga ndeshja ndaj Çelsit.
Sulmuesi shqiptar pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Shon Dajçi për ndeshjen e rëndësishme ndaj Manchester City-t, që fillon në orën 13:30.
Spekulimet sugjerojnë se Broja mund të startojë, duke sjellë forcë dhe kreativitet në sulm për Evertonin, që kërkon pikë të vlefshme në garën për mbijetesë.
Tifozët janë të etur për performancën e tij në këtë sfidë të vështirë.