Fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës vijon të jetë i lartë, me mbi 35 mijë emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia për të kaluar festat e fundvitit.
Sipas autoriteteve, nga data 20 dhjetor deri më sot, janë regjistruar 6219 hyrje dhe 1484 dalje udhëtarësh në 24 orët e fundit.
Policia kufitare po menaxhon situatën pa vonesa, duke punuar me 5 sportele për hyrje dhe 3 për dalje, ndërsa në varësi të fluksit, numri i sporteleve mund të shtohet. Fluksi i udhëtarëve pritet të mbetet i lartë deri në fund të muajit dhjetor.