Ditën e sotme dy skiatorë në rajonin austriak të Tirolit kanë humbur jetën. Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive, raporton gazeta Tiroler Tageszeitung.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë tre helikopterë, ku gjetën dy të vdekurit dhe një person i tretë që mendohet se është goditur nga orteku është në kërkim.
Reshjet e dendura të dëborës ditët e fundit kanë rritur edhe rrezikun e ortekëve në lartësinë 2200 metra, raportuan mediat.