Cristian Shpendi mund të transferohet te Juventusi për një shumë prej 4 milionë eurosh. Sipas raportimeve të “Calciomercato”, sulmuesi shqiptar i Kombëtares U-21 po konsiderohet si pasuesi ideal i Dusan Vlahovic, duke u parë si një mundësi shumë e mirë për të pasur minuta edhe me ekipin U-23.
Janari është afër dhe Cesena mund të pranojë ofertën për të, pavarësisht se kontrata e Shpendit zgjat deri në verën e vitit 2028. Edhe pse shumë klube, përfshirë Napolin dhe Lazion, janë të interesuara për të, Juventusi është gjithashtu në kërkim të një mbrojtësi pas lëndimeve të Bremen dhe Cabal.