Të 7 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së 23 dhjetorit, që bllokuan rrugët kryesore të Tiranës, janë liruar nga Gjykata e Tiranës. Gjatë protestës, organizuar nga Partia Demokratike, qytetarët penguan qarkullimin e automjeteve në 5 nyje kryesore të kryeqytetit, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.
Në seancën e sotme, gjykata vendosi masën e “detyrimit të paraqitjes” për Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani, të cilët ishin arrestuar për veprat penale “pengimi i qarkullimit të mjeteve” dhe “kundërshtimi i punonjësve të policisë”.
7 të arrestuarit për protestën e opozitës dalin para gjykatës