-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Ballukun për ndërtim rrugësh 10-fish më të shtrenjta: Guxim kriminal

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ministren Belinda Balluku për ndërtimin e rrugëve me çmime të jashtëzakonshme, duke e quajtur këtë veprim një “guxim kriminal”.

Gjatë një takimi me demokratët në degën 7, Berisha theksoi se “nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut nuk gjeni një ministre që të ndërtojë rrugë 10-fish më të shtrenjta”, duke përmendur edhe faktin që Balluku ka copëtuar ndërtimin e 13 km rrugë në 14 kontrata.

“Të tillë janë, Agaçi, ministra të tjerë, lubi Balluku. Ju garantoj se nga Afrika e Jugut në Pol të Veriut nuk gjeni dot një ministre që të ketë guximin kriminal për të ndërtuar rrugë me 10-fishin e çmimeve, përvec asaj. Nuk gjeni dot një ministre në cilindo vend demokraci apo diktaturë qoftë që copëton ndërtimin e 13 km rrugë në 14 kontrata. Nuk i gjen dot, janë unik në botë. Pse ndodh kjo? Pse nuk pyesin për ligjin? Sepse vjedh Edi Rama dhe prin Edi Rama me vjedhjen e tij. Se kur vjedh kryeministri vjedhin të tjerët më radhë”, tha Sali Berisha.

Berisha më tej u ndal tek programi i PD, që e ka shpalosur për zgjedhjet e 11 majit: “Në tre muajt e parë paketën që kemi shpallur 200 euro minimum jetik, 500 euro pagë minimale, 1200 euro pagë mesatare, kartën e konsumatorit për t’ia rikthyer tvsh të gjithë rrogave të ulta dhe pensioneve. Çmimet në raport me rrogat dhe pensionet për energjinë dhe ujin, ne do ti aplikojmë 3 muajt e para”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit