-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eltoni: Mos e kërcënoni më ish-burrin e Parashqevisë, do takohet me djalin

Kryesoret

Biznesmeni Elton Ilirjani shkruan se shumë shpejt do të ketë një takim mes Parashqevisë dhe djalit të saj, por kërkoi që të mos ketë më kërcënime ndaj familjes së ish-bashkëshortit këngëtares, të cilën e bëjnë fajtore për humbjen e kontaktit të ikonës me të birin.

“Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për të jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit.

E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të’-shkuan Ilirjani duke cituar familjen e ish-bashkëshortit të Parashqevisë.

“Kjo ishte pjesa e parë e një serie deklaratash deri në takimin e Luke me Parashqevinë! Ju lutem ndërkohë mos ofendoni dhe kërcënoni asnjë njeri! Ju nuk dini asnjë gjë! Nëse e doni Parashqevinë thjesht kontribuoni financiarisht në linkun më poshtë!-përfundon Ilirjani postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit