-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ndryshon emrin dhe strukturën e Këshillit Kombëtar të Territorit

Kryesoret

Ndryshon struktura e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe emri. Nga Këshilli Kombëtar i Territorit KKT, do zëvendësohet me Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke shtuar fjalën “Ujit” në fund dhe ankronimin KKTU. Ky këshill do të jetë përgjegjës edhe për menaxhimin e burimeve ujore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga 9 anëtarë që kishte më parë, tani ky Këshill do të ketë 11 anëtarë, që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.

Përbërja e tij do të jetë: 

-Kryeministri
-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë
–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
–Ministrin e Drejtësisë
–Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit
–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
–Ministrin e Mbrojtjes
–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
–Ministrin e Financave
–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit