Gerta Gixhari është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Gazetarja, e cila prej disa vitesh njihet në treg është motra e Olta Gixharit. Që në kohën që aktorja ishte pjesë e formatit, para 2 viteve, raporti i dy motrave kishte shumë pikëpyetje.
Shkak për këtë u bë fillimisht mungesa e Gertës nëpër panele, e më pas fakti që dy vajzat nuk ndiqeshin. Ndonëse raporti mes tyre dukej më mirë se kurrë, kur aktorja vendosi që të dilte nga shtëpia, duket se gjërat ende nuk janë sistemuar.
Mbrëmjen që Gerta hyri në shtëpinë e “Big Brother”, Olta nisi ta ndiqte në Instagramin e saj, pasi më herët aktorja nuk e kishte në listën e ndjekësve të motrën. Nga ana tjetër të vetmin reagim të sajin, Olta e bëri vetëm 4 ditë pas nisjes së lojës.
“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë. Kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën! Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Faleminderit! Sot fillon loja!”, përfundon postimi.
Prej shumë kohësh përflitet krisja e raporteve të dy vajzave, që pas përfundimit të “Big Brother” të Oltës, duket se ka vijuar, deri në ditën që Greta është futur në lojë. Shkaku i sherrit mes dy motrave nuk dihet, por ajo që dihet me siguri, është fakti se asnjëra pretë dyjave nuk ka preferuar që të flasë rreth arsyeve që i kanë çuar në këtë vendim./ Panorama