-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka probleme, avioni i linjës Hamburg-Prishtinë bën ulje emergjente në Beograd

Kryesoret

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje nga devijimi i një fluturimi nga Hamburgu për në Prishtinë, i cili përfundoi në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd për shkak të problemeve teknike.

Fluturimi i kompanisë ajrore Eurowings, me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të aterrojë në Beograd për arsye sigurie.

“Fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.

Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd. Ministri Aliu njoftoi se fluturimi i udhëtarëve për në Prishtinë do të organizohet së shpejti nga Eurowings, sipas procedurave standarde për raste të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit