Koordinatori i buxhetit në PD, Dorian Teliti denoncoi sot se me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, qeveria Rama hapi thesin për financimin e AlbControll-it pas ekzekutimit të vendimit të gjykatave ndërkombëtare që i dhanë të drejtë biznesmenit italian Becchetti.
PD: Becchetti u zbrazi llogaritë, Rama 20 mln Euro AlbControll-it
“Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e qeverisë se asnjë qindarkë sdo marrë Becchetti nga paratë tona. E kundërta po ndodh, jo vetëm që Becchetti po i merr paratë kokërr më kokërr, por njësoj si dhjetor 2023 ku qeveria hapi thesin e saj dhe i dha 30 milionë euro AlbControllit, edhe me këtë akt të fundit normativ të pak ditëve më parë, janë plot 20 milionë euro të tjera nga taksat tona të cilat po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare” tha ai.