Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital.
“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spitalin “Hygeia” të Tiranës pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve” thuhet në njoftim.
Më tej, Kisha thekson se gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, “të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”.