Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës ka vendosur konfiskimin e të paktën 2.5 milionë eurove pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij.
Prokuroria thotë se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
“Prokuroria provoi se ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale” njofton prokuroria.
Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
- Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
- Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
- Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
- Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
- Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
- Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
- Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
- Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
- Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
- Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
- Garazh me sipërfaqe 15 m2;
- Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
- Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.