Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës. Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për t’i kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.
Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta. Shenjat në trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.
Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve. Menjëherë policia ka nisur marrjen në pyetje dhe janë ushtruar kontrolle në banesa. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli.
Detajet e fundit dhe emri/ Ky është 39-vjeçari që vrau fqinjin dhe kyçi derën