Të tjera detaje vijnë nga Durrësi që zbardhin ngjarjen e rëndë të vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina nga fqinji. 39-vjeçari tani i arrestuar, Fatjon Janina e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës. Ai ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që Paulin Gina sipas tij ia kishte autorit.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj të sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi.
Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli i shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dergova ne shtepine time.
Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise”, tha ai.