-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Konflikti në Sarandë, katër efektivë policie dhe një ish efektiv, vetëdorëzohet njërin prej tyre

Kryesoret

Në konfliktin në fshatin Gjashtë të Sarandës janë përfshirë 12 persona të identifikuar, mes tyre katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.

Të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:

Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;

Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë;

(Alavro, Kidi dhe Redi Sulejmani, të tre vëllezër)

Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i njohur për një arrestim në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu pjesë e konfliktit janë edhe persona të tjerë nga fiset Sulejmani dhe Duka, si dhe një tjetër me mbiemrin Cocka. Deri më tani, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, si dhe është paraqitur edhe Mihal Sulejmani.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet, duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe vendin e ngjarjes, si dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

 

Konflikti në Sarandë, sekuestrohen gëzhoja pistolete

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit