Rruga që çon drejt fshatit turistik të Dardhës është bllokuar për shkak të numrit të madh të turistëve, që kanë zgjedhur ta vizitojnë këtë destinacion gjatë ditës së sotme.
Disa prej tyre kanë lënë automjetet dhe kanë vazhduar udhëtimin në këmbë, për shkak të trafikut të rënduar. Edhe pas ndërhyrjes së Policisë Rrugore, lëvizja me mjete është pothuajse e pamundur.
Autoritetet kërkojnë kujdes nga drejtuesit e mjeteve për të parandaluar kaosin në trafik.