Një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë në Kaliforninë jugore dhe si pasojë 2 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur. Nga të plagosurit 10 janë dërguar në spital për trajtime dhe 8 të tjerët morën lëndime të lehta.
Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 40 km në jug të Los Anxhelosit, tha se ndërtesa ku u përplas aeroplani është një biznes prodhimi mobiljesh.
Ende është e paqartë nëse dy personat që vdiqën ishin punëtorë apo ndodheshin në bordin e aeroplanit. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e mobiljeve, sipas gazetës Orange County Register.