Gerta Gixhari ka ndarë për herë të parë historinë e njohjes me partnerin dhe babain e fëmijëve të saj, Iljaz Labin. Ajo ka zbuluar se ishte dashuri me shikim të parë, gjatë një interviste pune.
Gjatë një rrëfimi për banorët e Big Brother VIP Albania, Gerta ka treguar momentin kur e pa për herë të parë Iljazin në portin e Durrësit, duke theksuar se ishte e pamundur të mos reagonte menjëherë.
“Po flisnim në telefon, për intervistë me një drejtoreshë. Marr grupin e xhirimit dhe shkoj në portin e Durrësit. Unë qëndroj në makinën e punës. Vjen ky me makinë, dhe zbret, unë nuk e kisha mendjen. Zbres unë dhe e shoh ktë, reagimi im i parë kur e pash këtë ishte: ëaë. E dhashë shumë veten, ndalova në vend, nuk e kuptova as vetë. Kam reaguar direkt “ëa thash unë, çështë ky bukurosh”. – tregon ndër të tjera gazetarja.