Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO për caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk e priste këtë vendim.
Ai ka shpjeguar se për Berishën ky vendim nuk ka asnjë problem, pasi beteja e tij është pa kthim dhe se situata politike në Shqipëri është destabilizuar, duke shtuar se mazhoranca po jep urdhra ndaj gjykatave. Gjokutaj theksoi gjithashtu se Berisha është i aftë të vlerësojë çështjet ligjore dhe nuk mund të gjykohet si një person i zakonshëm.
Gjokutaj: Për Berishën vendimi nuk ka asnjëlloj problem sepse betejën e ka nisur pa kthim. Sigurisht që të gjithë e kuptojnë këtë mazhorancë të kalbur që jep urdhra ndaj gjykatës. Është një situatë e destabilizuar politikisht, ku këta (mazhoranca) e kanë një këmbë në varr dhe vazhdojnë të godasin.
Berisha asnjëherë nuk gabon me vendimet e tij në aspektet e kushtetueshmërisë. Nuk mund të gjykohet si një person i zakonshëm. Ai është komplet i aftë të vlerësojë është çështjet që janë personale.