Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, foli për masat e marra për sigurinë gjatë festave të fundvitit.
Ai theksoi se policia kishte hartuar një plan të detajuar për kontrollin e përdorimit të lëndëve piroteknike, duke sekuestruar mbi 200 raste të fishekzjarrëve dhe materialeve të tjera të rrezikshme. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, gjatë festimeve janë regjistruar 19 persona të lënduar lehtë, përfshirë një rast me plumb të humbur.
Mullaj komentoi edhe ngjarjen e Sarandës, ku katër punonjës policie u përfshinë në një konflikt, duke theksuar se ata u pezulluan dhe arrestuan menjëherë.