Moti për fundjavën parashikohet me kushte të paqëndrueshme në Shqipëri. Ditën e shtunë, do të ketë alternime vranësirash dhe reshje shiu me intensitet të ulët në shumicën e territorit, ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje-juglindje pritet të bjerë borë mbi 500-800 metra. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten dhe do të ketë intervale me kthjellime.
Dita e diel do të sjellë mot të qëndrueshëm, me kthjellime të herëpasherëshme dhe vranësira më të theksuara në zonat malore. Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa në bregdet dhe luginat do të ketë erë më të fortë 10-16 m/sek. Në disa zona, mund të ketë mjegull lokale dhe ngrica në akset rrugore.