Eno Popi ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe përvojat e tij si baba i një vajze 6-vjeçare, e cila jeton në Kanada me bashkëshorten e tij, ndërsa ai udhëton shpesh mes Kanadasë dhe Shqipërisë për punë. I ftuar në emisionin “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno ka treguar se fillimisht ka pasur frikë dhe paqartësi për rolin e tij si baba. Ai tha se ka qenë një periudhë jetësore e papritur dhe i vështirë për t’u përshtatur me nevojat e një fëmije që rritej dhe kërkonte vëmendjen e tij.
Megjithatë, ai shprehet i përkushtuar të jetë sa më pranë të bijës dhe të sigurohet që ajo të ketë një fëmijëri të lumtur. Eno ka theksuar se do të jetë Liv, vajza e tij, ajo që do të gjykojë nëse ai ka qenë një baba i mirë.