Evertoni ka pësuar një humbje 1-0 ndaj Bournemouth në një ndeshje të Premier Ligës, që do të mbahet mend si një ditë për t’u harruar për skuadrën e menaxhuar nga Sean Dyche.
Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, nisi ndeshjen si titullar, por fatkeqësisht, u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 32-të pas një dëmtimi. Fillimisht, në minutën e 19-të, ai pati nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pas një goditje të gabuar, por riktheu në fushë për disa minuta, para se të tërhiqej.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Bruks në minutën e 77-të, që i dha Bournemouth-it 3 pikë të rëndësishme. Pas kësaj fitoreje, Bournemouth renditet i shtati, ndërsa Evertoni mbetet i 16-ti në tabelë.