Ura e Skuraj, e cila lidh fshatin me rrugën nacionale Burrel – Milot, po kalon një gjendje të rënduar dhe rrezikshme, pa asnjë ndërhyrje nga pushteti vendor. Prej katër vitesh, pas dëmtimeve nga prurjet e lumit Mat dhe erërat e forta, nuk është bërë asnjë investim për riparimin e saj. Pjesët e shkëputura të urës mbeten varur dhe përbëjnë një rrezik të madh për kalimtarët.
Banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin te Bashkia e Kurbinit, por ende nuk është marrë asnjë masë për rikthimin e urës në gjendje funksionale. Ura ishte një element kyç për lidhjen e fshatit dhe një atraksion turistik, por tani është e papërdorshme dhe rrezikon të përkeqësohet më tej.