Egli brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka ndarë disa detaje nga lidhja e saj me këngëtarin Olsi Bylyku.
Ajo ka treguar se është ndjerë mjaft e lumtur me te dashurin në krah dhe kishte kaluar momente të bukura.
“Për ato vite që pata diçka timen unë dhashë një shembull shumë të mirë tek njerëzit bashkë me njeriun tjetër, dhe kam kaluar vite super të bukura edhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, ishin fjalët e Eglit.