Mediat greke raportuan se gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar.
Kisha Ortodokse ka reaguar duke thënë që “Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë vlerësohet si kritike nga mjekët kurues”.
95-vjeçari po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u transferua në Athinë.