-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Shëndeti i Janullatos është përkeqësuar

Kryesoret

Mediat greke, konkretisht “Protothema” shkruan se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos është në gjendje të vështirë. “Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë në gjendje kritike për jetën” shkruan gazeta.

“Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në Evangelismos, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në kryeqytetin shqiptar.

Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit