Këngëtarja Manjolla Nallbani ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.
Nallbani në mes të interpretimit të saj është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm. Këngëtarja shprehet se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.
“Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situatën! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë.
Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur ( 50 min) në karrige.
Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë.
Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik”, shkruan ajo.