Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Interit, mund të largohet nga klubi italian në formë huazimi këtë dimër.
Sipas raportimeve, Bolonja është e interesuar ta ketë lojtarin për pjesën e dytë të sezonit, duke i ofruar mundësinë të luajë titullar.
Megjithatë, Interi nuk është i gatshëm të lëshojë Asllanin lehtësisht, pasi ai mbetet një alternativë e rëndësishme për trajnerin Simone Inzaghi, sidomos për angazhimet në Ligën e Kampioneve dhe konkurrencën e brendshme në skuadër.