Sot, më 6 janar, besimtarët ortodoksë kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), e njohur gjithashtu si Pagëzimi i Krishtit dhe Dita e Ujit të Bekuar. Kjo festë shënon shfaqjen e Jezusit si Mesia dhe Bir Hyjnor.
Karakteristika kryesore e festës është Bekimi i Madh i Ujit, që kryhet dy herë, pas Meshës së Shën Vasilit dhe gjatë ditës, përmes zhytjes së kryqit në ujë dhe spërkatjes për shpëtimin e popullit dhe krijimit.
Uji i bekimit simbolizon shenjtërimin dhe shpëtimin për besimtarët.