-sidi education-spot_img
8.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam i mbingarkuar, ka shumë tension”! Fjalët e Vinit para kartonit të kuq

Kryesoret

Drama Vinicus vazhdon. Braziliani u tha shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Valencias. “Jam i mbingarkuar, ka shumë tension”, i tha Vinicius ekipit të tij pas dyzet e pesë minutave të para të luajtura në “Mestalla”.

Atmosfera u nxeh me kalimin e minutave, edhe para fillimit të ndeshjes, braziliani tashmë ndihej se ishte sërish në qendër të vëmendjes së tifozëve dhe jo në aspektin pozitiv. Herë pas here, Vinicius dëgjonte ofendimet nga tifozat.

Ai nuk e përdori rrëfimin për shokët e tij si justifikim apo dalje nga loja, por si shprehje të asaj që ndjeu në atë moment dhe që përfundoi duke u reflektuar në fushë në formën e kartonit të kuq dhe përjashtimit pas shtyrjes së portierit Dimitrievski.

Trajneri Carlo Ancelotti përsëriti fjalimin të dielën në mëngjes, por me shtimin e vështirësisë që ka të bëjë me gjithçka që e rrethon sulmuesin. “Është e vështirë. Nuk jam në vendin e tij, por është e vështirë të durosh gjithçka që ka ndodhur dhe çfarë po ndodh; fyerjet… Nuk është e lehtë. Ai përpiqet. Është i trishtuar për kartonin e kuq. Ai kërkoi falje, por duhet të presim përpara” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit