Papa Françesku ka emëruar murgeshën italiane, Simona Brambilla, në krye të një prej dikastereve të Vatikanit, duke e bërë atë gruan e parë në pozicionin e prefektes në historinë e Kishës Katolike.
Zyra e shtypit e Vatikanit raportoi sot se Brambilla ishte zgjedhur për të drejtuar Dikasterin për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike.
Një dikaster është i krahasueshëm me një ministri të qeverisë në shtete të tjera.
Brambilla ka shërbyer si sekretare, grada e dytë më e lartë, në të njëjtën dikaster që nga tetori 2023. Ajo ka punuar më parë si infermiere dhe misionare në Mozambik dhe ka një doktoraturë në psikologji.
Kisha Katolike ka rreth 1,4 miliardë anëtarë në mbarë botën dhe është udhëhequr nga Papa Françesku që nga marsi i vitit 2013.
Kisha ka zhvilluar debate të përsëritura për një pjesëmarrje më të madhe të grave, veçanërisht për aktin e urdhërimit te grave në një fazë të mëvonshme, si priftëreshë.