-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Anastas Janullatos ringriti Kishën Orthodhokse, i uroj shërim të shpejtë

Kryesoret

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet i shtruar në spital në Athinë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai u transportua nga Tirana për mjekim të specializuar pas një viroze sezonale, ndërsa aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shprehu urimet për shërim të shpejtë dhe lavdëroi kontributin e Janullatos për forcimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Kryepeshkopi është i njohur për angazhimin e tij në bashkëjetesën paqësore dhe përkushtimin ndaj komunitetit fetar.

“Sot, në Ditën e Epifanisë, Festës së Ujit të Bekuar, bashkohem me urimin e besimtarëve të krishterë për shpresën te fuqia e urtësisë, mirëkuptimi, bekimi dhe lulëzimi i natyrës dhe shpirtit njerëzor.

I uroj shërim të shpejtë dhe kthim në shërbim ndaj besimtarëve Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskopit të Shqipërisë, i cili në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti dhe fuqizoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe është i njohur botërisht për dijet, përkushtimin dhe kontributin në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare”, është mesazhi i kryetares së Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit