Në zonën Shtyllë-Panarit të qarkut të Korçës, ka rënë një trashësi borë prej 1.2 metra, por rrugët nuk janë bllokuar.
Prefekti i Korçës, Nertil Jole, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Qendër-Lindje, Ardit Mele, inspektuan situatën në këtë zonë malore të vendit, që arrin deri në 1750 metra lartësi mbi nivelin e detit.
“Akset që lidhin qytetin e Korçës me zonat malore janë të gjitha të kalueshme, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtyre zonat me prezencë të lartë dëbore”, shkruan prefekti Jole në FB.