Në një rrëfim të veçantë në Top Story, Elton Ilirjani ndau detaje emocionuese nga takimi i djalit të Parashqevisë, Luke, me nënën e tij.
Luke nuk e dinte fare që Parashqevia kishte qenë një artiste e njohur dhe nuk kishte parë asnjë nga videot e saj. Pas dëgjimit të këngës “E duam lumturinë”, ai e riktheu atë 6 herë në Youtube dhe i tha “Mami, jam krenar për ty”.
“Takimi ishte menduar të ishte i shkurtër, dhe zgjati gjithë natën. Roberti qante gjithë natën, i biri donte të vëzhgonte çdo video të Parashqevisë duke kënduar, nuk kishte parë asnjë video të nënës deri në ato momente.
Mesa kuptova nga komunikimet gjatë gjithë natës, ishte se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, ka qenë një luftë e madhe gjyqësore, dhe nuk mund të themi se kush është fajtori, nuk mund të them se është Robert, por as se Parashqevia ka qenë me qëllim fajtore. Është një dramë shumë e madhe.
Ai e ka kthyer gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’ dhe në një moment i kërkon avokates time t’ia përkthejë, dhe ajo ia përktheu, dhe djalit iu mbushën sytë më lot. Ai i ka thënë Parashqevisë që ‘mama unë jam krenar për ty’ dhe kjo është arritja më e madhe që mund të ketë Parashqevia dhe që ai nuk e dinte që nëna e tij të ishte një yll, shikonte dhe një nënë shumë të bukur. Kur pa që ishte ajo që ishte, kam idenë që ai tani e do nënën e vet. Ishte një natë shumë e bukur ku ne kënduam, me shumë emocion…”, tha ai.