Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullato prej pesë ditësh vazhdon të jetë i shtruar në spitalin “Evangelismos”.
Sipas medias greke, kryepeshkopi ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive.
Me datë 3 janar, ai u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë. Krypeshkopi në fillim u shtrua për shkak të një virusi sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës. Më pas shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.