Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League, të cilët kanë ofruar deri në 20 milionë euro për kartonin e tij gjatë merkatos së dimrit. Sipas raportimeve nga “FcInterNews.it”, klubi i Premier League ka dërguar një ofertë që varionte nga 18 deri në 20 milionë euro, por Interi ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë.
Në këtë sezon, Asllani ka pasur një rol të kufizuar te Interi, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues. Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi e sheh atë si një element të rëndësishëm të skuadrës, duke e mbajtur në planet e tij për të ardhmen.
Klubi italian ka shfaqur vendosmëri në mbajtjen e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, pavarësisht ofertave të larta që kanë ardhur nga jashtë.