-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zebërvoki flet për dashurinë e Xumit dhe Eglit: Aktrim por nuk po i del mirë

Kryesoret

Marius Dervishi ose Zebërvoki i cili u eleminua të shtunën nga Big Brother ka folur për Xumin dhe Eglin.

Në një intervistë, Zebërvoki ka thënë se Xumi po aktron aty brenda por nuk po i del mirë. Ndërsa për Eglin ai ka shprehur se mund të ketë edhe ndjenja por është pak e hiperbolizuar.

“Nuk ka lidhje kjo. Unë fillova të nuhas situata dhe personazhet aty brenda. Nëse do kisha qëndruar akoma, do filloja të godisja këto ‘target’ që kisha në mendje. Po rrija me Xumin sepse po ndihesha më afër. Me Xumin njihesha nga jashtë. E njoh para 5 vitesh, pastaj patëm një hatërmbetje që nuk u sqarua kurrë dhe nuk kemi folur më kurrë deri sa u takuam aty brenda.

Ajo që bën Xumi aty, është loja që ai ka qejf të bëjë. Mendon se duke aktruar do të jetë në qendër të vëmendjes. Por i është kthyer në boomerang, nuk po i del mirë. Për Eglin nuk mund të flas me bindje, por ka një ‘overreacting’, duke e njohur si natyrë. Mund të ketë dhe ndjenja, por është pak e hiperbolizuar. Ka zgjedhur atë stil loje që të jetë hiperaktiv. E kuptova që po e tepron, por nuk më takon të fus shumë hundët.”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit