Një 12-vjeçar nga Maliqi u nda nga jeta në spitalin e Tiranës pasi u transportua për shkak të përkeqësimit të shëndetit. 12-vjeçari Leo Sadiku u dërgua në Tiranë për trajtim ndaj gripit por gjatë transportimit për në urgjencën pediatrike ka humbur jetën.
Familja e tij ka shprehur që i kanë dhënë mjekim të gabuar dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të ketë shkaktuar këtë tragjedi.
Shkolla 9-vjeçare Vashtëmi në Maliq ku 12-vjeçari studionte kanë bërë hmazhe në nder të tij. Bashkëmoshatarët e tij kanë vendosur lule në bankën e 12-vjeçarit. Ndërsa shkolla ka shprehur ngushëllimet familjes së 12-vjeçarit.
“Stafi mësimor dhe nxënësit e shkollës sonë humbën sot në mënyrë të papritur nxënësin e klasës së shtatë Leo Sadiku. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Sadiku! Leo do të jesh gjithmonë me ne”, shkruan shkolla 9-vjeçare Vashtëmi.
EMRI+FOTO/ Humbi jetën në spitalin e Tiranës, 12-vjeçari pjesë e KF Maliqit