-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: “Art, Zeje dhe Sport” në 400 shkolla deri në vitin 2027

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se deri në vitin 2027, programi kombëtar “Art, Zeje dhe Sport” do të përfshijë 400 shkolla. Ky program synon angazhimin e të rinjve në aktivitete jashtë orarit mësimor, duke i ofruar mundësi për zhvillim social, kreativ dhe sportiv. Në vitin 2025, është parashikuar që të shtrihet në 100 shkolla të tjera, pas suksesit të tij në gjimnazin “Abdulla Keta”.

Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e sportit në shkolla dhe përfshirjen e disiplinave të reja si shahu, i cili ka shënuar interes të madh nga nxënësit.

Art dhe zeje është gjithashtu pjesë e programit ‘Shkolla e hapur’ me Planin Ri të Veprimit për rritjen e sigurisë dhe zhvillimit të nxënësve në shkolla.

Përveç aktiviteteve kreative dhe kulturore, ne po pilotojmë programe si ‘Shkolla Verore’ dhe ‘Programi Pas-shkollor’, që synojnë mbështetjen e nxënësve në përmirësimin e rezultateve të tyre shkollore me ndihmën e mësuesve.

Ky ndërthurje mes programeve do të forcojë arritjet akademike dhe angazhimin kreativ të nxënësve,” përfundoi Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit