Në Mitrovicën Veriore është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë. Xhelal Sveçla ka reaguar duke thënë që aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat institucionale.
Sveçla shprehet se do të vazhdojnë të luftojnë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve.
“Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin.”, thotë Sveçla.